Agjenti: Ancelotti e shkatërroi Elseid Hysaj

10:14 | 18 Shkurt 2020
Arbresh Info

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi beson se klienti i tij ka humbur besimin nën urdhrat e trajnerit, Carlo Ancelotti.

Shqiptari nuk arriti të jetë në formacionin e parë te tekniku italian, por ka filluar të këndellet nën urdhrat e Gennaro Gattuso duke qenë i pranishëm në nëntë ndeshje.

Giuffredi beson se Ancelotti e ka shkatërruar Hysaj dhe shumë lojtarë nuk e kanë dashur 60-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

“Ancelotti ia shkatërroi besimin. Ia mori të gjithë sigurinë”.

“Nuk bëri punë të mirë te Napoli, ndryshe nuk do ishte shkarkuar. Preferoj të mos flas për lidhjet e trajnerit me lojtarët, por shumë lojtarë nuk luanin mirë nën urdhrat e Ancelotti”, deklaroi ai.

Napoli është ngritur në pozitën e nëntë në tabelë në Seria A, dy pikë me pak se pozita e gjashtë, ndërsa janë gjithashtu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme