Agjentët e Dybalas ndodhen në Torino për bisedimet për kontratën e re me Juventusin

14:11 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Agjentët e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala janë sot në Torino.

“La Gazzetta dello Sport”, raporton se Jorge Antun dhe Carlos Novel do të takohen me zyrtarët e Juves sot për të diskutuar situatën e kontratës së Dybalas.

Me përfundimin e marrëveshjes së tij, Dybala mund të largohet nga Juve këtë verë për asgjë.

28-vjeçari kërkon një pagë prej tetë milionë euro plus dy milionë tjera bonuse, ndërsa oferta e fundit e “Zonjës së Vjetër” ishte një marrëveshje me vlerë 6.5 milionë euro në vit.

Bisedimet do të rifillojnë sot me Antun dhe Novel që sigurojnë Juventusin se prioriteti i Dybalas mbetet nënshkrimi i një marrëveshjeje të re me Bianconerët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme