Kosova gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2020.
Më 14 nëntor, Dardanët do të paraqiten në “Doosan Arena” në Plzen, ku do të përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Evropian, Çekinë, derisa tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës së Anglisë.
Fillimisht ekipi do të tubohet për disa ditë në Prishtinë, për të udhëtuar pastaj për në Plzen.
Pas lojës me Çekinë, ekipi do të kthehet në Kosovë për t’i kryer përgatitjet e fundit.
Më poshtë e gjeni agjendën e stërvitjeve dhe aktiviteteve të Kosovës dhe dy kundërshtarëve, Çekisë dhe Anglisë për këto dy ndeshje.
11 nëntor, 2019
11:00 – Konferencë për media – Bernard Challandes (hotel Emerald)
18:00 – Stërvitja e Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
12 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
13 nëntor, 2019
“Doosan Arena”, Plzen
15:45 – Konferenca e Çekisë
16:30 – Stërvitja e Çekisë, e hapur në 15 minutat e para
17:30 – Konferenca e Kosovës
18:00 – Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para
14 nëntor, 2019
20:45 – Ndeshja Çeki – Kosovë
15 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
16 nëntor, 2019
17:15 – Konferenca e Kosovës
18:00 – Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para
19:30 – Konferenca e Anglisë, hotel Emerald
17 nëntor, 2019
18:00 Ndeshja Kosovë – Angli
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”