Agim Sopi nuk largohet nga Feronikeli

17:58 | 3 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Trajneri Agim Sopit që erdhi së fundmi te Feronikeli është një nga emrat e lakuar për të marr drejtimin e klubit suedez Mjallby AIF.

Mjallby AIF është inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit suedez të njohur si Allsvenska.

Siç raportojnë mediat suedeze nga klubi nga Hallevik është në kërkim të një trajnerit pasi që përfunduan marrëveshjen me trajnerin serb Milos Milojevic.

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit “Mjällby”, Hans Larsson i cili për të përditshmen suedez “Kristianstadbladet”, deklaroi: “Po, mund të ju konfirmoj që Agim Sopi është në listën tonë të trajnerëve”, ka thënë ai.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Feronikelit, që përmes këshilltarit të klubit, Albert Bunjaku, e ka mohuar këtë gjë.

Sipas tij Sopi është shumë i përkushtuar, por i lumtur me projektin që ka FC Feronikelit.

Gjithashtu, FC Feronikeli është tejet i interesuar që ta mbajë në radhët e veta një trajner si Agim Sopi, prandaj nuk ka arsye për shkëputje të bashkëpunimit.

“Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjallby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”.

“Mund ta konfirmoj që Sopi është i përkushtuar totalisht në projektin e FC Feronikelit dhe për të paktën dy vite të tjera do të jetë pjesë e klubit të FC Feronikelit”, ka thënë Bunjaku për faqen zyrtare të FC Feronikelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme