Agim Ademi takohet me Edon Zhegrovën

17:05 | 21 Dhjetor 2021
KRG

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale  ku shihet bashk me lojtarin aktual të Baselit, Edon Zhegrova.

Zhegrova sot kishte vizituar selinë e FFK-së, andaj nuk ka munguar edhe takimi me Presidentin Ademi, shkruan arbresh.info.

Agim Ademi është shprehur i kënaqur për vizitën e Edonit, ku edhe i ka dhuruar shumë suksese tek klubi por poashtu edhe me skuadrën e Kombëtares.

Postimi i plotë:

“Gjithmonë kënaqësi kur takohem me futbollistët e Kombëtares tonë e sidomos befasishëm. Sot talenti ynë Edon Zhegrova erdhi për të më vizituar me çrast edhe biseduam për formën e tij të mirë dhe futbollin në përgjithësi. Bashkë me festat e fund vitit I uroj shëndet dhe suksese në skuadrën e tij te Baseli e veçanërisht me Kombëtaren e Kosovës”, ka shkruar Ademi në Facebook. /arbresh.info/

Të ngjashme