Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për arbresh.info, ka folur për FFK-në dhe Kombëtaren e Kosovës.
Ademi, që erdhi në këtë pozitë pas vdekjes së të Fadil Vokrrit, ka thënë se e ka pasur të vështirë pas vdekjes së ish-kryetarit, por thotë se tash punët janë duke shkuar mirë në federatë.
Gjatë kohës sa Vokrri kishte drejtuar FFK-në, Ademi ka qenë nënkryetar i Federatës.
Gjithashtu Ademi ka folur edhe për organizimin e ndeshjeve të Kosovës në terren të vet pas pranimit të stadiumit “Fadil Vokrri” për lojërat ndërkombëtare.
Ai ka treguar për ecurinë e Kombëtares së Kosovës duke ka thënë se kombëtarja e Kosovës është duke ecur mirë, por sipas tij ende i duhet punë.
“ Kosova është e gatshme edhe për ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, që fillojnë në vitin 2019,” është shprehur Ademi për arbresh.info, duke vlerësuar edhe mundësitë që ka Kosova për kualifikim në EURO 2020.
Kryetari gjatë kësaj interviste ka folur edhe për gjendjen ekonomike të klubeve kosovare, ai ka thënë se FFK dhe MKRS-ja do t’iu qëndrojnë afër klubeve, pasi që tashmë veç janë duke ju ndihmuar me fushë ndihmëse.
Po ashtu, ai ka thënë se raportet me UEFA dhe FIFA janë shumë të mira dhe se janë të befasuar me punën e FFK-së, gjatë këtyre muajve të fundit.
Krejt në fund të kësaj interviste ai ka zbuluar se është në bisedime me disa futbollistë, të cilët janë të gatshëm t’i bashkohen përfaqësuesës së Kosovës në ndeshjet e marsit.
Kosova në mars të vitit 2019 do të fillojë aventurën në kualifikimet për Evropianin 2020, dhe fillimsht do të zhvillojë një miqësore me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Arbnor Luta/arbresh.info/
Më poshtë keni video-intervistën e plotë me kryetarin Agim Ademi.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...