Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas lirimit nga mbajtja.
“Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici”, shkruan Ademi në rrjetin social “Facebook”.
Ademi shton se pasi intervistimit të të gjitha palëve, e gjitha ishte vetëm një keqkuptim ku me çrast edhe u lirua nga mbajtja.
Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe komunitetin e futbollit për mbështetjen drejt tij.
Kujtojmë që zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës mbahën më 6 prill, ku Ademi për kundërkandidat ka Gramoz Vokrrin.
Reagimi i plotë i tij:
Reagon FFK: Nuk ka pasur kurrfarë sulmi fizik, ka pasur debat për natyrat e punës