Agim Ademi me telegram ngushëllimi për qytetarët e Shqipërisë

17:28 | 26 Nëntor 2019
Arbresh Info

Agim Ademi i ka dërguar një telegram ngushëllimi dhe solidarizimi qytetarëve të Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm mëngjesin e sotëm (e martë).

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka reaguar duke shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave në Shqipëri pas tërmetit tronditës, i cili la të vdekur 17 persona, shkruan portali arbresh.info.

Letra e plotë nga Agim Ademi:

Me shqetësim të thellë i kemi ndjekur ngjarjet e fundit pas tërmeteve që goditën mëngjesin e sotëm Shqipërinë, ku si pasojë deri tash janë shënuar 18 viktima dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në objekte banimi.

Me këtë rast, në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe bashkëndjejmë me ta në këto momente të vështira.

FFK solidarizohet me FSHF-në, klubet e futbollit dhe tërë kombin shqiptar në këtë situatë emergjente dhe do të jetë e gatshme të ndihmojë me të gjitha kapacitetet e saj vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.

Lusim Zotin që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejtë dhe njëherësh shprehim gatishmërinë dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe institucionet e shtetit shqiptar, teksa për të gjithë të lënduarit urojmë shërim sa më të shpejtë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin e saj!

Me respekt,

Agim Ademi, president i FFK-së

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj kohe mjaftë të vështirë për kombin shqiptar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme