Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u arrestua mbrëmë për shkak të dyshimeve për sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori.
Ndërsa para pak qastesh është liruar nga prokuroria në procedurë të rregullt.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Hulaj.
“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, ka deklaruar ajo për arbresh.info.
Rasti ndodhi pak ditë para zgjedhjeve për president të FFK-së, të cilat mbahen më 6 prill, ku Agim Ademi për kundërkandidat ka Gramoz Vokrrin./arbresh.info/
Lexo edhe:
Reagon FFK: Nuk ka pasur kurrfarë sulmi fizik, ka pasur debat për natyrat e punës
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024