Agim Ademi kërkon ndihmë te Duka për ankesën në UEFA

10:41 | 15 Shtator 2023
K.B

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se me ndihmën e homologut të tij nga Shqipëria, Armand Duka, do të bëjë ankesën në UEFA lidhur me ndeshjen kundër Rumanisë.

Këtë e bëri të ditur vetë Ademi më anë të një postimi në Instagram, ku shihet bashkë me Armand Dukën nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Muhamed Sejdini nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut.

“06.30h: E filluam ditën së bashku!”, ka shkruar Ademi krahas fotografisë.

“Rreth rastit të ndodhur në Rumani sot paraqita ankesë edhe të presidenti Armand Duka, i cili në cilësi të anëtarit të KE të UEFA-s është mbikqyrës dhe e mbulon edhe Kosovën. Ai si i deleguar i regjionit do ta adresojë ankesën tonë në mbledhjen e radhës të KE të UEFA-s”, shkroi Ademi./Arbresh.info/

Të ngjashme