Agim Ademi inspektoi punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qëndruar sot në Podujevë, ku ka vizituar stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Me këtë rast, presidenti Ademi së bashku me anëtarin e KE-së, njëherësh kryetarin e LRF të Prishtinës, Ismajl Ajeti kanë inspektuar punimet në fushën e këtij stadiumi, i cili me mbështetjen e FFK-së po shndërrohet nga bari artificial në fushë me bari natyral.
Kreu i FFK-së është pritur nga kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe zyrtarë tjerë të klubit dhe të kompanive që janë duke kryer punët në stadium. Batatina e ka falënderuar edhe një herë FFK-në dhe posaqërisht presidentin Ademi për mbështetje në realizimin e këtij projekti kapital.
Ai ka bërë të ditur se tashmë është kryer një pjesë e madhe e punëve si drenazhimi, sistemi i ujitjes si dhe vendosja e disa shtresa të rërës, teksa po vazhdon vendosja e shtresës së fundit të rërës, e cila do të pasojë me mbjelljen e barit. Punimet në fushë janë duke u mbikëqyrur nga kompania e specializuar turke dhe e licencuar nga UEFA e FIFA, “Iren limited sirket”, e cila mirëmban të gjitha fushat e stadiumeve të klubeve të Superligës turke, ka njoftuar FFK.
Fusha e stadiumit “Zahir Pajaziti” do të jetë me standardet e UEFA-s dhe njëra nga fushat më të mira jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Ndërkohë, presidenti Ademi ka vizituar edhe ambientet e brendshme të stadiumit, për çka ka përgëzuar drejtuesit e klubit për punën e bërë, derisa është bërë e ditur se shumë shpejt do të fillohet edhe me ndërtimin e tribunës lindore, me çka stadiumi “Zahir Pajaziti” do të shndërrohej në njërin prej stadiumeve më simpatike në vend. /Zeri.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...