Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur i lumtur pas fitores se SC Gjilanit në rrethin preliminar të Europa Ligës.
SC Gjilani kështu është kualifikuar në rrethin e parë të kësaj gare ku ka një short të vështirë, pasi që do të përballet me skuadrën e APOEL Nicosia në Prishtinë.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet javën e ardhshme, të enjten, nëse nuk do të këtë ndonjë riorganizim të ndeshjeve nga UEFA.
Në një postim në facebook, Agim Ademi ka uruar lojtarët për fitoren që kanë arritur në San Marino sonte.
“Shumë stres e peripeci për ditë të tëra, por në fund gjithçka shpërblehet me debutim të suksesshëm të Gjilanit në Europa League. Përgëzoj futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe ‘Skifterat’ për fitoren e parë evropiane kundër skuadrës Tre Penne nga San Marino (3:1) dhe kualifikimin në rrethin e parë të kësaj gare. Përpara me guxim e besim për sukses edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Apoel Nikosia në stadiumin tonë mitik “Fadil Vokrri”!”, ka shkruar Ademi. /GazetaExpress/
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...