Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për edicionin e tretë të Ligës së Kombeve.
Goglat e shortit edhe një herë e vendosen Kosovën në grup me Greqinë, ekip me të cilin është përballur edhe në edicionin e kaluar të kësaj gare, por edhe në eliminatoret e fundit të Botërorit 2022.
Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku krahas Greqisë janë edhe Irlanda e Veriut, si dhe fituesi i ndeshjes Qipro-Estoni.
Lexo edhe:
Këto dy të fundit do të luajnë në ndeshjen e “play-aut”-it për t’u përcaktuar se cila do të mbetet pjesë e Ligës C, e cila do të bie në Ligën D.
Presidenti Agim Ademi pas tërheqjes së shortit është prononcuar për faqen zyrtare, teksa e ka vlerësuar grupin e Dardanëve si pozitiv dhe mundësi për t’i treguar vlerat tona në Ligën C.
“Mund të them se ishte një short jo i lehtë për ne, pasi kemi të bëjmë me ekipe që gëzojnë respekt në futbollin evropian. Sidoqoftë, ndoshta është mirë që shmangëm disa prej kombëtareve të papërshtatshme. Grupi është goxha i nivelizuar, pa marrë parasysh se nga cilat vazo vijnë kundërshtarët. Greqinë e njohim tashmë shumë mirë, ngase kemi katër ndeshje kundër tyre, derisa me ekipet tjera do të përballemi për herë të parë. Unë kam besim në djemtë tanë dardanë dhe besoj në forcën e ekipit. Me ndihmën e tifozëve jam optimist se Kosova në fund të këtij edicioni të Ligës së Kombeve do të jetë e para në Grupin 2 të Ligës C”, ka thënë presidenti Ademi.
Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...