Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda kanë dhënë opinionet e tyre mbi përballjen me Islandën në ndeshjen ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot (e premte) shorti për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën.
Dy ndeshjet vendimtare për promovimin në Ligën B do të zhvillohen më 20 mars dhe 23 mars 2025.
I pari i FFK-së, Agim Ademi, e vlerësoi shortin si korrekt dhe pret që kësaj radhe Kosova të tregohet më e suksesshme se sa Islanda.
“Shorti e konsideroj korrekt edhe pse me Islandën i kemi zhvilluar dy ndeshje, të dyja i kemi humbur, por tashmë është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë vetëm uroj që futobllistët tonë të jenë me kondicion të mirë dhe shëndet të mirë, mos të ketë të lënduar dhe sigurisht as të dënuar me kartonë”, ka thënë fillimisht Ademi pas shortit.
“Shpresoj dhe besoj që në mars do të fillojmë me fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht do të shkojmë tashmë vetëm për fitore sepse këto janë kualifikuese dhe ekipi që do të fitojë do të shkoj më tej”.
“Mendoj se Kosova ka ekip dhe potencial për të shkuar më tej”, përfundoi kryetari i FFK-së.
Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda shprehu optimizmin e tij për këtë përballje edhe pse sipas tij shanset janë të barabarta.
“Nuk kishim asnjë ndikim në shortin e hedhur. Por, tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë dhe Islanda ka një skuadër të fortë. Por edhe ne, me kombëtaren tonë, jemi aktualisht në një formë shumë të mirë, në gjendje shumë të mirë”.
“Mendoj se shanset janë 50-50 dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Grupin B”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...