Google ADS

Agim Ademi: “Deri tash janë bërë 27-28 trajner që kanë konkurruar, në Federatën e Futbollit”

15:15 | 7 Dhjetor 2023
D.H

Në një intervistë në Klan Kosova në emisionin e mëngjesit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës dhe largimet e lojtarëve nga kombëtarja.

Ai tha se e ka ëndërr ta këtë një trajner shqiptar, shkruan Arbresh.info.

“Ëndërr e jona është me pas një trajner shqiptar”, potencoi Ademi.

Ai tregoi numrin e madh të trajnerëve që kanë konkurruar për trajner.

“Ka plotë prej tyre deri tash janë bërë 27-28 trajner që kanë konkurruar, në Federatën e Futbollit”, thotë presidenti i FFK-së.

Ademi tha se dëshirojmë një trajner kualitativ, i cili jep rezultate pozitive.

“Dëshirojmë me marr trajner kualitativ me të cilin mundemi të shkojmë përpara”, u shpreh Agim Ademi.

Agim Ademi ka folur lidhje me largimet e Dakut dhe Mujës.

Ai tha se ata kanë qenë të grumbulluar te kombëtarja e Kosovës.

“Daku dhe Muja kanë qenë në grumbullim, Muja ka qenë në ndeshjet e para dhe ka qenë në pankinë kurse Daku ka qenë i grumbulluar në kohën e Challandes, ne nuk e përdorim atë pjesën e djegies fute dy minuta djege, Kosovën ose e don me zemër ose s’e don”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme