Kryetari i sapozgjedhur i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka falënderuar delegatët për besimin që ia dhanë, teksa shtoi se do t’ia kthej besimin edhe atyre që nuk ishin të pranishëm sot.
Ademi, zgjedhjen e tij në krye të FFK-së edhe për një mandat tha se e konsideron si obligim, teksa shtoi se nuk e merr shumë si privilegj.
“Vota juaj është përgjegjësi për mua. Iu falënderoj juve që keni ardhur dhe e mundësuat edhe një mandat. Është një obligim, nuk e marr shumë si privilegj, por e marr falënderim e edhe si obligim të madh”.
“Këtë përgjegjësi që ma dhatë, sigurisht që unë e marr me shumë seriozitet e edhe për ata që kanë mendime ndryshe, edhe ata do të jenë klube tona e besoj se do t’ua kthej besimin edhe atyre për një punë e angazhim të madh për futbollin, sepse futbollin s’e kemi privilegj”, është shprehur Ademi, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Ademi do ta ketë edhe një mandat në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, mandat ky që është 4-vjeçar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...