Trajneri më i suksesshëm kosovarë në vitet e pasluftës, Afrim Tovërlani, është bërë me skuadër të re, përcjellë arbresh.info.
Tovërlani e ka marrë drejtimin e Ferizajt që në edicionin e fundit u inkuadrua në Superligë.
Lajmi konfirmohet nga faqja e Ferizajt në Facebook.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Kosovarë, Afrim Tovërlani.
‘Toki’ ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit Kosovarë në vitet e fundit.
Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë.
Ne si klub i urojmë Afrim Tovërlanit së pari shëndet dhe suksese me klubin tonë.
Gjithashtu brenda pak ditësh do të publikojmë edhe transferimet që do ti bëjmë. Për çdo informacion i gjeni tek faqja zyrtare e klubit tonë.
Vazhdojmë të bashkuar, më të fortë se kurrë”, thuhet nw njoftimin e klubit. /arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...