Trajneri i ri te Ferizaji, Afrim Tovërlani, ka ardhur me këmbë të mbarë.
Ferizaji ka prezantuar tri nënshkrimet e radhës që janë futbollistë me përvojë në kampionatin tonë.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadra jonë ka arritur marrëveshje me super sulmuesin, Florim Bërvatovci, mesfushorët, Granit Jashari dhe Fuad Karabegu”, thuhet në një komunikim të klubit ferizajas.
Berbatovci është paraqitur në disa skuadra të njohura të Superligës dhe është prej sulmuesve më të mirë në futbollin kosovar.
Karabegu dhe Jashari janë mesfushorë po ashtu kualitativë që vijnë nga Gjilani respektivisht, Prishtina, e që pritet të ndihmojnë klubin, gjithnjë sipas kësaj komunikate.
Ferizaji synim ka mbetjen në elitë në një kampionat me konkurrencë të hatashme që fillon më 18 gusht. /Telegrafi/
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan