Trajneri kosovar Afrim Tovërlani ka kërkuar që homazhet për Fadil Vokrri të bëhen në stadiumin e Prishtinës.
Kreu i FFK-së ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.
Për nder të personalitetit të tij, presidenti Hashim Thaçi ditën e diel e ka shpallur ditë zie, ndërsa nesër me fillim nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe.
Por, trajneri Afrim Tovërlani ka kërkuar që homazhet të kryhen në stadiumin e Prishtinës, ku Vokrri ka arritur suksese të mëdha.
“President i Kosoves z.Hashim Thaqi personalisht mendoj qe homazhet per te ndjerin legjenden dhe ikonen e futbollit Fadil Vokrrin do te duhej te mbahej ne stadiumin e Prishtines per shume arsye”, ka shkruar Tovërlani.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...