“Afër dhe larg”, pas konfirmimit të ndarjes, Shakira dhe Pique fotografohen në tribuna të ndara

20:11 | 5 Qershor 2022
A. B.

Dy ditë më parë, futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira konfirmuan të gjithë zërat se ishin tashmë të ndarë. Por çifti, për shkakt të fëmijëve u duhet të shihen sërish me njëri-tjetrin. Sot, të dy janë shfaqur përsëri bashkë, në Republikën Çeke.

Nuk bëhet fjalë për një ndërrim mendje, pasi situata përshkruhet nga mediat rozë si e parikuperueshme sepse këngëtarja kolumbiane ka mësuar për tradhtinë e Pique me një 22-vjeçare dhe nuk do e falë.

Ata kishin vendosur të udhëtonin së bashkë drejt Republikës Çeke për të mbështetur djalin e tyre 8-vjeçar, Milan, i cili merrte pjesë në një turne me ekipin e bejsbollit në të cilin luan.

Megjithatë, fotot e bëra nga ndeshja, shihet qartë se të dy qëndronin të veçuar, pasi Pike ishte me një grup njerëzish në një tribunë, ndërsa Shakira në një tribunë ngjitur, teksa me një kapele në kokë festonte fitoren e skuadrës së djalit të saj si një tifoze e zjarrtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme