Afati kalimtar i janarit është mbyllur me disa blerje interesante nga klubet e Serie A.
“transfermarkt.it” pas lëvizjeve të bëra ka rivlerësuar skuadrat, ku Juventusi vazhdon të mbetet në krye, por me rënie të vlerës.
Skuadra binaconere ka një vlerë prej 763 milionë eurosh, ndërsa kjo shifër ka rënë me 7 për qind.
Kjo pasi janë larguar dy lojtarë si Mandzukic e Emre Can, me këtë të fundit që ka një vlerë të lartë të kartonit.
Rritet ndjeshëm vlera e Napolit, me 9 për qind më tepër sesa kishte para afatit të janari. Tani Napoli kushton 688 milionë euro pas ardhjes së Diego Demme, Stanislav Lobotka dhe Matteo Politanos.
Rritje me 8 për qind ka pasur edhe Interi, që renditet e treta në Itali dhe kushton 683 milionë euro.
Cristian Eriksen, Ashley Young dhe Victor Moses ia rritën ndjeshëm vlerën skuadrës zikaltër.
Një rritje të lartë me plot 11 për qind në e ka pasur Fiorentina, ndërsa rënie me të madhe me 13 për qind e ka pësuar Milani. /Telegrafi/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...