Mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot ka vendosur për të ardhmen dhe këtë gjë ia ka thënë bordit të “Bianconerëve”.
Sipas Calciomercato, 24-vjeçari beson se mund të bëhet ende më i mirë, andaj nuk mendon për largimin nga Torino, transmeton portali arbresh.info.
Ka shumë spekulime që e përfshijnë Rabiot në marrëveshje për shkëmbimin me Paul Pogba, por francezi nuk e do një gjë të tillë.
Ish-ylli i PSG-së nuk është i shqetësuar për rikthimin e Pogbas, por në fakt është i gatshëm të garojë për pozitën në formacionin e parë.
“Zonja e Vjetër” nga ana tjetër e ka pranuar këtë vendim dhe nuk do ta largoj gjatë verës.
Kontrata e Rabiot me kampionin e Italisë skadon në vitin 2023./arbresh.info.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?