Adrien Rabiot përfundon dënimin për mos-lojë, i gatshëm për sfidën e radhës

19:30 | 14 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot ka përfunduar dënimin për mos-lojë.

Komisioni disiplinor sot (e mërkurë) vendosi që Juventus-i të fitojë ndeshjen në tavolinë ndaj Napoli-t, andaj meqenëse kjo ndeshje shihet si e  zhvilluar, dënimi i Rabiot për një ndeshje është kompletuar, transmeton portali arbresh.info.

Francezi tani do jetë i gatshëm për sfidën e radhës, të cilën “Zonja e Vjetër” e zhvillon ndaj Crotone-s.

Ndërkohë, kujtojmë se me këtë vendim të komisionit disiplinor, Juventus-i arkëtoi pikët e plota, nga ana tjetër Napoli-t i është zbritur një pikë gjithashtu./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme