Pas shumë e shumë viteve heshtjeje dhe fshehtësie, Adriano ka shpjeguar me fjalët e vet telashet e jetës që i dhanë fund karrierës së tij premtuese tamam kur ai po e arrinte kulmin në futbollin botëror.
Ish-sulmuesi i Interit, i njohur si Perandori, ka treguar se vdekja e papritur e babait ia kishte humbur dëshirën për të luajtur futboll dhe e kishte zhytur thellë në depresion.
Adriano ishte sulmuesi më premtues dhe ndër lojtarët më të frikshëm në fillim të viteve 2000, para se karriera e tij të shënonte rënie të shpejtë. Rënia e tij nga maja e futbollit nxiti edhe thashetheme të mëdha për jetën e tij personale në Brazil.
Në kulmin e famës dhe kur karriera e tij po shënonte rritje të madhe dhe ai po rritej si njëri prej më të mirëve në botën e futbollit, babai i tij vdiq papritmas në Brazil.
Në një rrëfim ekskluziv për The Players Tribune, Adriano, tha: “Ata thonë se Adriano u zhduk. Adriano është i droguar. Sa e sa herë i kam lexuar tituj të tillë gazetash? Në djall!”
“E dini, nganjëherë, mendoj se jam njëri prej futbollistëve më të keqkuptuar në botë. Njerëzit nuk e kuptojnë çfarë ndodhi me mua vërtet. Ata e dinë gabim historinë time. Është shumë e thjeshtë, sinqerisht”, tregoi ai.
“Në një periudhë prej nëntë ditëve, nga dita më e lumtur përfundova në ditën më të keqe në jetën time. Shkova nga parajsa në ferr. Vërtet”
Më 25 qershor 2004, Adriano shënoi golin e fitores për Brazilin kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës. Më 4 gusht, babai i tij vdiq nga një sulm në zemër.
“Nuk dua të flas për këtë, por do t’ju them se pasa asaj dite, dashuria ime për futbollin nuk ishte më e njëjtë. Ai e donte futbollin, prandaj edhe unë e doja futbollin. Kaq e thjeshtë ishte. Ky ishte fati im. Kur luaja futboll, luaja për familjen time. Kur shënoja gol, shënoja për familjen time. Prandaj, kur më vdiq babai, futbolli nuk ishte më i njëjtë. Isha matanë oqeanit në Itali, larg familjes, dhe thjesht nuk mund ta përballoja. Rashë në depresion aq të thellë, saqë fillova të pi shumë. Nuk doja të stërvitesha. Kjo nuk kishte asgjë të bënte me Interin. Thjesht doja të shkoja në shtëpi”, u rrëfye Adriano. /Gazeta Express/
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...
Bashkimi Demokratik regjistrohet si partia më e re në Kosovë
Mbi 14,000 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës...
KQZ ka pranuar 1 mijë e 524 kërkesa për ndërrimin e qendrës ...