Ish sulmuesi i Interit, Adriano, është i gatshëm t’i rikthehet futbolli.
Sulmuesi është rikthyer për të jetuar në Brazil, në vendin e lindjes, teska është deklaruar i gatshëm t’i rikthehet futbollit.
Adriano i është vetë ofruar skuadrës së Flamengos, duke pranuar të luajë pa pagesë për ata.
“Flamengo ka qenë gjithmonë në zemrën time. Jam gati të luaj për klubin, nuk kanë për të paguar asgjë, thjesht dua të kthehem në fushë”, ka thënë sulmuesi 35 vjeçar.
Ish goleadori i Interit, i ishte rikthyer futbollit në vitin e kaluar te Miami United, për të cilën skuadër nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.
“E di që nuk e kam përfunduar karrierën time, por kanë ndodhur disa gjëra që është dashur t’i mbajë larg futbollit, tani jam gati për sfida të reja”, ka shtuar Adriano.
Nëse Flamengo pranon ofertën e tij, do të ishte hera e tretë që Adriano rikthehet në ligën e parë të Brazilit.
Përveç Interit, ku Adriano kishte momente të paharruara, ai ka luajtur edhe te Fiorentina, Parma, Sao Paulo, Roma, Corinthians, Atletico Paranaense dhe Miami United.
https://www.youtube.com/watch?v=iU2I3mE0P40
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...