Edhe pse sapo ka shënuar golin e parë në La Liga, Adnan Januzaj ka filluar të kërkohet për rikthim në Premierë Ligë.
Mesfushori shënoi golin e parë te klubi spanjoll pasditen e së dielës në fitoren 3 me 1 të Real Sociedadit ndaj Eibarit në takimin e zhvilluar si nikoqir, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, tifozët e një skuadre angleze kanë filluar të kërkojnë futbollistin kosovar nga Istogu për rikthim në Premierë Ligë.
Pas shkarkimit të trajnerit kroat Slaven Bilic si trajner i West Ham United, David Moyes u konfirmua mëngjesin e sotëm si një zëvendësues i 49-vjeçarit në stadiumin London.
Menjëherë pas kësaj, tifozët përmes postimeve në rrjete sociale kanë thënë se Adnan Januzaj do të përshtatej shumë mirë te klubi që aktualisht qëndron në pozitën e 18 në tabelën e Premierë Ligës.
22-vjeçari shijoi një vit të shkëlqyer në Manchester United gjatë sezonit 2013/14 duke shënuar katër herë brenda 35 paraqitjeve për “Djajtë e Kuq” nën udhëheqjen e trajnerit David Moyes.
Janzuaj ishte gjithashtu pjesë e Sunderlandit sezonin e kaluar si një i huazuar, kohë gjatë të cilës David Moyes ishte gjithashtu në detyrë./arbresh.info/
https://twitter.com/Prashymak18/status/927884073430896641
https://twitter.com/robrowlands/status/927883239540355072
https://twitter.com/Girouddinho/status/927881261321895941
https://twitter.com/iamaraizzat/status/927881254636097536
https://twitter.com/opzun/status/927880575586914304
https://twitter.com/EssaMoosa97/status/927885302361985024
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...