Anglia dhe Belgjika kanë shkruar historinë në Kampionatin Botëror me ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e enjte).
Anglia pësoi disfatën e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” në takimin e xhiros së tretë dhe të fundit në kuadër të grupeve në turneun madhështor të Rusisë, shkruan portali arbresh.info.
Anësori me prejardhje shqiptare, Adnan Janzuaj realizoi golin vendimtar të ndeshjes në minutën e 51′ duke i garantuar përfaqësueses së Belgjikës pozitën lidere në Grupin E.Për takimin final në kuadër të grupeve, Anglia dhe Belgjika bënë gjithsej 17 ndeshje në formacionin e tyre startues, ndryshim rekord brenda një turneu të vetëm për një ndeshje në Kampionatin Botëror, dhe pjesë e këtyre ndryshimeve ishte edhe Adnan Januzaj. Futbollisti nga Istogu ishte përfshirë për herë të parë në skuadrën startuese të Belgjikës gjatë këtij turneu, pasi në dy takimet e mëparshme ishte në dispozicion vetëm nga bankina.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate bëri tetë ndryshime te skuadra e tij që mposhti 6 me 1 skuadrën e Panamas, ndërsa trajneri Roberto Martinez bëri nëntë ndryshime për takimin e sotëm në Kaliningrad./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJohan/status/1012385954471006208
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...