Adnan Januzaj është shpërblyer për paraqitjen e tij të shkëlqyer kundër Anglisë.
Anësori me prejardhje shqiptare hapi llogarinë e tij te Belgjika duke shënuar golin e parë qysh në paraqitjen e tij të parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Real Sociedadit shënoi golin vendimtar të ndeshjes mbrëmjen e sotme (e enjte) ndërmjet Anglisë dhe Belgjikës në minutën e 51′ të pjesës së dytë në Kaliningrad.
23-vjeçari ka fituar çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga FIFA.
Futbollisti nga Istogu ishte përfshirë për herë të parë në skuadrën startuese të Belgjikës gjatë këtij turneu, pasi në dy takimet e mëparshme ishte në dispozicion vetëm nga bankina./arbresh.info/
https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1012428649251917826
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...