Futbollisti me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, është pranë transferimit në Arabinë Saudite. Për ish-lojtarin e Manchester United ka shfaqur interes klubi i Al-Tai.
28-vjeçari, i cili aktualisht aktivizohet te Sevilla në La Liga, mund të jetë futbollisti i radhës që lë Europën për t’iu bashkuar Arabisë Saudite. Al-Tai është pjesë e Saudi Pro League, nivelit më të lartë të futbollist saudit dhe aktualisht renditet në vendin e 12-të, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 9-të.
Adanan Januzaj e nisi karrierën si profesionist te Manchester United. Lojtari i lindur në Bruksel konsiderohej një talent i madh i futbollit, por me kalimin e kohës forma e tij erdhi drejt rënies.
Pas katër sezonesh në “Old Trafford” erdhi transferimi te Real Sociedadi, skuadër me të cilën fitoi “Copa del Rey” në vitin 2020. Në shkurtin e vitit 2022 kaloi te Sevilla, por pa mundur ta gjejë veten. 28-vjeçari ka bërë dhe 15 paraqitje me kombëtaren belge dhe ka shënuar një gol, atë kundër Anglisë në “Rusi 2018”./ss
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...