Adnan Januzaj së fundmi ka rënë në radarin e skuadrës së njohur italiane, Napoli.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i futbollistit shqiptar, Dirk de Vriesse.
“Januzaj ka fituar shumë eksperiencë duke luajtur tek Borussia Dortmund, Manchester United dhe Real Sociedad, tashmë është i gatshëm të provojë dhe diçka tjetër. Po është e vërtetë që nga Napoli ka një interesim për belgun. Ne do të shohim mundësinë që do të na vijnë në janar, të shohim se kush do të interesohet konkretisht për të e më pas do të vendosim”, u shreh de Vriesse.
Januzaj është pjesë e Real Sociedadit që nga viti 2017 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 133 paraqitje ku ka shënuar 19 gola.
Para se të transferohej në Spanjë, Januzaj ka luajtur për tri sezone me Manchester United ku ka bërë 63 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola, ndërsa më parë ka shijuar edhe futbollin gjerman pasi ka qenë i huazuar te Borussia Dortmund./Arbresh.info
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...