Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi këtë verë për t’iu bashkuar një klub tjetër spanjoll, gjigantit Sevilla. Ylli i Kombëtares belge me prejardhje nga Kosova është i preferuari i drejtuesve të Sevillës, sipas mediave në Spanjë.
Kosovari i lindur në Bruksel, Januzaj iu bashkuar Real Sociedadit në korrik të vitit 2017 nga Manchester Unitedi për 8.5 milionë euro, shkruan Gazeta Express.
Por, në sezonin e fundit 2018/19, 24-vjeçari është për përballur me një lëndim serioz në gju dy herë gjatë sezonit, duke munguar në 16 ndeshje. Si pasojë, ai i pati vetëm 20 paraqitje në të gjitha parat dhe shënoi dy gola dhe dha katër asiste gjatë gjithë sezonit.
Sevilla kishte shfaqur interesim për të edhe në janar, dhe tani do të përpiqet ta blejë atë përfundimisht në afatin kalimtar veror, sipas Mundo Deportivos. Januzaj ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2022, por Sevilla do të tentojë t’i sigurojë shërbimet e tij duke bërë një ofertë joshëse për Realin.
Klubi andaluzian synon të ofrojë para plus një futbollist, sulmuesin Nolito, për Januzajn.
Edhe Januzajt i pëlqen ideja për t’iu bashkuar një klubi si Sevilla dhe nuk do ta refuzonte ofertën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...