Adnan Januzaj afër transferimit te Fenerbahce

21:47 | 19 Maj 2017
Arbresh Info

Mediat në Turqi raportojnë se kosovari Adnan Januzaj është shumë afër transferimit te Fenerbahce.

Portali sportiv ‘Sporundibi‘ raporton se Fenerbahce është duke kërkuar një lojtar kualitativ, por jo me një çmim të lartë, transmeton portali arbresh.info. Adnan Januzaj, i cili kaloi sezonin 2016/17 te Sunderlandi si një i huazuar nga Manchester United, besohet se është në prag të transferimit te gjiganti turk.

22-vjeçari thuhet se nuk është pjesë e planeve të trajnerit portugez Jose Mourinho te “Djajtë e Kuq” për sezonin e ardhshëm.

Madje, bazuar në mediat turke, reprezentuesi i Belgjikës do nënshkruaj menjëherë me Fenerbahcen nëse Manchester United triumfon në finalen e UEFA Evropa Ligës ndaj Ajaxit.

Gjiganti anglez pritet të rinovoj skuadrën nëse Jose Mourinho siguron automatikisht kualifikimin në UEFA Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm përmes fitores së Evropa Ligës këtë sezon. Nëse kjo ndodhë, Januzaj nuk do të ketë hapësirë te skuadra në ‘Old Trafford’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme