Google ADS

Adhurues të bastoreve, fitoret eventuale të Kosovës ose Shqipërisë, ua mbushin xhepat me para?

08:45 | 9 Tetor 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot e mbyll fushatën eliminatore për Kampionatin Botëror Rusi 2018, transmeton arbresh.info.

Kosova e sfidon Islandën në Reikjavik  duke filluar nga ora 20:45.

Kosova në nëntë ndeshjet e zhvilluar ka arritur që ta tubojë vetëm një pikë andaj do të kërkojë që këtë fushatë të parë që pa pranimit në FIFA dhe UEFA ta mbyll me dinjitet.

Fitorja e Islandës kuotohet me 1.1, barazimi me 11 euro, ndërsa fitorja e Kosovës me 26 euro.

Sonte luan edhe Kombëtarja shqiptare ndaj Italisë në ‘Loro Boriçi’. Fitorja e Italisë kuotohet me 1.62 euro. Ndërkohë, barazimi me 3.9 ndërsa fitorja kuqezi me 6.5 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme