Google ADS

Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”: Do të ketë përmirësime

22:57 | 8 Tetor 2024
Q L

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vizituar sot stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ademi ka paralajmëruar përmirësime të mëtejme, në fushën e stërkritikuar.

Ai theksoi se këto përmirësime do të vijnë menjëherë pas ndeshjes së Kosovës U21 dhe asaj A, që i zhvillojnë këtë muaj.

Ka pasur disa kritika rreth gjendjes së terrenit të këtij stadiumi, sidomos pas ndeshjes Kosovë – Rumani.

Ka rreth një muaj që stadiumi është mbyllur, pasi fusha nuk ishte në gjendje të duhur edhe pas ndërrimit të plotë të saj.

Prishtina është detyruar të luajë në vende tjera dhe kjo pritet të vazhdojë.

“Sot vizitova fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova – Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova – Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi në Instagram.

Të ngjashme