Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qëndruar sot për vizitë në Durrës, ku ka takuar përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë, të cilat po kryejnë fazën përgatitore në bregdetin shqiptar.
Ademi ka vazhduar kështu serinë e takimeve me klubet e futbollit në vend në prag të stinorit pranveror, duke filluar me klubet e Superligës që ndodhen në Antalya dhe tani edhe me klubet e Ligës së Parë.
Në këtë takim, i pari i FFK-së ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e klubeve FC Liria, FC Vushtrria, FC Prishtina e Re, FC Rilindja, FC Dinamo dhe FC Trepça’89.
Gjatë diskutimeve, Ademi ka theksuar rëndësinë që ka Liga e Parë për FFK-në, pasi ajo është liga më masovike në futbollin kosovar.
Presidenti Ademi shprehu mbështetjen e plotë të FFK-së ndaj klubeve të Ligës së Parë, teksa theksoi se ky rang i garave ka rol të rëndësishëm në strukturën dhe zhvillimin e futbollit në vend.
Ai gjithashtu ka inkurajuar bashkëpunimin e ngushtë midis FFK-së dhe klubeve, duke theksuar se përmes bashkëpunimit të fortë, futbolli në Kosovë mund të avancojë dhe të arrijë standarde të larta. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...