Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi ka uruar KF Fushë Kosova dhe KF Rahoveci, të cilat e përmbyllën kampionatin në Ligën e Dytë në dy pozitat e para në renditje, duke e siguruar kalimin në Ligën e Parë për edicionin e ardhshëm. Fushë Kosova iu gëzua titullit të kampionit në Ligën e Dytë, derisa Rahoveci me fitore në javën e fundit ndaj rivalit direkt, Bashkimit (2:0) arriti ta sigurojë vendin e dytë dhe rikthimin në nivelin e dytë të futbollit tonë.
Mesazhi i plotë i presidentit Ademi:
Të nderuar drejtues, trajnerë, futbollistë, staf teknik dhe tifozë të KF Fushë Kosova dhe KF Rahoveci, më lejoni që në emrin tim dhe të KE të FFK-së t’ju uroj për suksesin e arritur në këtë edicion të Ligës së Dytë, përkatësisht inkuadrimin në Ligën e Parë.
Me paraqitjet tuaja mbresëlënëse gjatë këtij edicioni arritët që të riktheheni në Ligën e Parë, që ishte synimi juaj si klube, por edhe i tifozëve tuaj besnik ‘Pampurat’, përkatësisht ‘Vreshtarët’.
Ju përgëzoj për këtë sukses dhe uroj që organizimi dhe puna brenda klubeve tuaja të vazhdojnë në frymën profesionale, në mënyrë që t’i shërbeni garës dhe ngritjes së mëtejme të cilësisë në Ligën e Parë./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...