Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në kuadër të qëndrimit të tij në Bangkok për Kongresin e 74-t të FIFA-s, ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Spanjës, Pedro Rocha.
Në këtë takim tejet miqësor, presidenti Ademi e uroi homologun e tij për zgjedhjen në krye të futbollit spanjoll dhe i dëshiroi suksese gjatë mandatit të tij.
Ademi dhe Rocha diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy federatave. Ndonëse në aspektin politik, Spanja, ende nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, megjithatë në fushën e futbollit, të dyja shtetet janë subjekte të barabarta brenda UEFA-s dhe Spanja në këtë drejtim është treguar korrekte.
Presidenti Ademi shprehu vullnetin e tij dhe të FFK-së për të rritur bashkëpunimin me Federatën spanjolle në shumë aspekte, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...