Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Cyrih është takuar me ish-përzgjedhësin e Kombëtares, Bernard Challandes.
Ky i fundit me ftesë të FFK-së ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme miqësore Zvicër – Kosovë, ku takoi edhe stafin dhe lojtarët e kombëtares., përcjell arbresh.info
Në takim me Challandes presidenti i FFK-së e falënderoi atë për kontributin e dhënë dhe e vlerësoi përkushtimin e tij për të qëndruar afër ekipit kombëtar.
Challandes e përgëzoi kreun e FFK-së për punën e bërë, teksa lavdëroi paraqitjen e mirë të ekipit në ndeshjen e djeshme.
Ai siguroi Ademin se edhe në të ardhmen gjithmonë do të jetë pranë kombëtares së Kosovës dhe se do të jetë përherë në shërbim të FFK-së sa herë që nevojitet një gjë e tillë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...