Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidentin e FIFA-s, Giani Infantino, në Jeddah të Arabisë Saudite, ku po mbahet Kupa e Botës për klube.
Kreu i FFK-së ndodhet në Jeddah, me ftesë të presidentit të FIFA-s, i cili çdo herë në evente të tilla e fton edhe presidentin e FFK-s, përcjell Arbresh.info.
Gjatë takimit dhe darkës së përbashkët, Ademi dhe presidenti Infantino kanë diskutuar për prioritetet e Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin e ardhshëm, e disa prej të cilave përputhen edhe me pikat dhe prioritetet e FIFA-s, duke shpalosur kësisoj vullnetin e FFK-s për të zbatuar standardet ndërkombëtare të futbollit.
Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka njoftuar se në muajin janar të vitit të ardhshëm do të fillojnë vizitat e delegacioneve të FIFA-s në federatat kombëtare, përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Këto vizita kanë për qëllim monitorimin dhe bashkëpunimin për zhvillimin e projekteve të futbollit në nivel kombëtar./Arbresh.info
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...