Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha.
Ademi dhe Gliha kanë folur për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024, ku u kërkua nga përbërja e re udhëheqëse e ekipit kombëtar që të jenë sa më të përpiktë dhe të veprojnë konform normativave të FFK-së për ekipin kombëtar.
Gliha premtoi se do të punojë me shumë përkushtim dhe me të gjithë kapacitetin që ka ekipi kombëtar për ta kthyer Kosovën në rrugën e fitores dhe për të arritur rezultate sa më pozitive.
Ndonëse është shumë e vështirë arritja e objektivit, sipas Glihas, rrugëtimi ende nuk ka përfunduar.
Gliha njëherësh ka kërkuar nga të gjithë futbollistët që ta respektojnë maksimalisht fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe ta japin maksimumin.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...