Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar sot në Varshavë, presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu.
I pari i FFK-së po qëndron në kryeqytetin e Polonisë me ftesë të presidentit të UEFA-s për ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërmjet Real Madridit dhe Atalantas.
Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi e uroi Haciosmanoglu për zgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm dhe i dëshiroi shumë suksese dhe punë të mbarë në udhëheqjen e futbollit turk. Ai theksoi se Haciosmanoglu është një lider i vendosur dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve, me një njohuri të thellë për futbollin turk dhe atë të rajonit.
Ademi shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Federatën turke, gjë të cilën Haciosmanoglu e mirëpriti dhe theksoi angazhimin e tij në forcimin e bashkëpunimit rajonal.
I pari i futbollit turk shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar afërsinë dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë me Federatën e Futbollit të Kosovës, duke shkëmbyer përvoja dhe ide në përmirësimin e futbollit në rajon.
Në përputhje me këtë angazhim, presidenti Haciosmanoglu e ftoi presidentin Ademi për të diskutuar projektet dhe nevojat e federatës kosovare. Në të njëjtën kohë, i pari i FFK-së i bëri atij ftesë për ta vizituar Kosovën, të cilën ai e pranoi me kënaqësi dhe theksoi se këtë vizitën do ta realizojë gjatë turit të tij në federatat e rajonit me qëllim të forcimit të bashkëpunimit rajonal në futboll.
Presidenti Ademi dhe homologu i tij Haciosmanoglu, në këtë takim qartësuan se Kosova dhe Turqia ndajnë një miqësi të ngushtë, me shumë gjëra të përbashkëta dhe se do të punojnë ngushtë për një të ardhme më të ndritur.
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...