Google ADS

Ademi shënon pas pak minutave në fushë, s’ka minuta për Zhegrovën

18:37 | 29 Shtator 2019
Arbresh Info

Ditë më parë shënoi gol të bukur për Baselin, por Zhegrova ka qenë vetëm në stol për sfidën me Lucern.

Basel ka triumfuar 3-0 në shtëpi kundër Lucern, në një ndeshje ku për 90 minuta qëndroi në stol talenti i Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai ditë më parë shënoi gol të bukur, të parin për Baselin, por duket se kjo nuk ka mjaftuar që Koller t’i japë sërish minuta 20-vjeçarit.

 

Titullar këtë ndeshje e nisi vetëm Xhaka, edhe sulmuesi 23-vjeçar, Kemal Ademi ishte në stol.

Ai u inkuadrua në lojë minutën e 87’ dhe për të treguar se Koller po gabon edhe me të, ashtu si me Zhegrovën, shënoi gol për 3-0 në minutat e fundit të takimit.

Për Lucernin, 90 minuta luajti mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, derisa 23-vjeçari, Shkëlqim Demhasaj, u inkuadrua në lojë në minutën e 85’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme