Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Me këtë rast, kreu i FFK-së shprehu mirënjohje e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që ambasadori ka ofruar për federatën dhe futbollin e Kosovës, përcjell Arbresh.info
Ai tha se ambasadori Abbott ka qenë një partner i vërtetë në promovimin e vlerave pozitive që futbolli i përfaqëson, derisa mbështetja e tij ka qenë frymëzim për federatën në misionin e saj për gjithëpërfshirje.
Në anën tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar lavdëroi punën e FFK-së dhe përkushtimin e saj që t’u jepen mundësi të barabarta për lojën e futbollit të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë.
Ai tha se në mesin e kujtimeve më të mira nga misioni i tij diplomatik në Kosovë pashmangshëm do të mbetet mikpritja e jashtëzakonshme që iu bë Kombëtares së Anglisë, për çka falënderoi edhe një herë FFK-në, tifozët ‘Dardanët’ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit Abbott fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe një mirënjohje për bashkëpunimin korrekt./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag