Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të enjten ka pritu sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë këtij takimi, presidenti Ademi shprehu urimet e tij të ngrohta për mirëseardhjen e ambasadorit të ri britanik dhe e informoi atë për zhvillimet aktuale në futbollin e Kosovës si dhe për projektet që janë në proces.
I pari i FFK-së shprehu kënaqësinë e tij për vizitën e ambasadorit dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që FFK-ja ka ndërtuar me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e futbollit.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të vazhdueshme me qëllim të zgjerimit dhe përparimit të futbollit në të gjithë vendin.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorin e Britanisë së Madhe, me të cilin tradicionalisht kemi pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme. Mbretëria e Bashkuar është shumë e rëndësishme për ne, veçanërisht në fushën e futbollit, pasi është djepi i këtij sporti. Ambasadori Jonathan Hargreaves ishte i hapur për të vazhduar bashkëpunimet tona dhe shprehu interesimin të njihet nga afër me situatën aktuale të FFK-së”, tha Ademi.
Gjatë takimit, u diskutua për vazhdimin e projekteve të përbashkëta me Ambasadën Britanike dhe për mbështetjen që kjo ambasadë ofron në projekte të rëndësishme, me fokus të veçantë në futbollin e femrave dhe në promovimin e futbollit për komunitete të ndryshme etnike. Ambasadori Hargreaves premtoi mbështetje për projektet e ardhshme dhe shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me FFK-në.
Në përfundim të takimit, presidenti Ademi e nderoi ambasadorin me një fanellë të personalizuar të ekipit kombëtar të Kosovës dhe me simbolin e kryeqytetit “Hyjneshën në Fron”, duke shënuar kështu një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera mes FFK-së dhe Ambasadës Britanike.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...