Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me ish-futbollistin, Berat Hysenin.
Hyseni ndodhet në Kosovë në pushime, pasi ai prej vitesh jeton dhe vepron në Londër të Anglisë.
Ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare dhe Përfaqësueses së Kosovës është pritur nga i pari i FFK-së.
Hyseni dhe Ademi kanë folur për futbollin kosovar dhe Përfaqësuesen.
Ish-sulmuesi prishtinas e ka njoftuar Ademin me planet që ka në futboll për ta hapur një shkollë të futbollit në Londër.
Gjithsesi presidenti i FFK-së e ka mbështetur Hysenin për iniciativën e tij, derisa i ka uruar edhe suksese në karrierën e re si trajner. /Gazeta Olle/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...