Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim klubin e futsallit Prishtina 01, në krye me presidentin e klubit Bledion Bryma.
I pranishëm ishte edhe drejtori për sport në komunën e Prishtinës Granit Rugova.
I pari i FFK-së e vlerësoi lart suksesin që Prishtina 01 arriti së fundmi duke u kualifikuar në “Elite Round” në Ligën e Kampionëve, e po ashtu u ofroi përkrahje dhe u dëshiroi suksese në organizimin e këtij kompeticioni në vendin tonë, përcjell Arbresh.info.
“Ky sukses nuk arrihet lehtë, pasi që është një garë e nivelit të lartë. Sukseset e juaja e ngritin nivelin e futsallit në vend, andaj uroj që të vazhdoni kështu edhe më tutje në ‘Elite Round’. Fatmirësisht ne kemi pasur mundësi të marrim në organizim këtë garë, e kjo e ka përparësinë e vet, pasi që jemi në shtëpi dhe kjo e bënë më të lehtë punën tuaj. Ju keni bërë hapin e parë shumë të rëndësishëm, por tani ju duhet përkushtim shumë më i madh”, tha Ademi.
Në anën tjetër, presidenti i FC Prishtina 01, Bledion Bryma falënderoi presidentin Ademi për mirëpritjen. Ai e konsideroi historik suksesin e klubit të tij, derisa falënderoi FFK-në për përkrahjen.
“Për ne si Prishtinë, si klub është arritje historike. Mënyra si kemi arritur deri këtu ka qenë shumë pozitive, pasi kemi kaluar dy grupe pa asnjë humbje, e me vetëm me 4 gola të pësuar. Për ne është një moment me të vërtet historik, ashtu siç është edhe organizimi i ‘Elite Round’ në Kosovë. Ne kemi filluar punën për organizim dhe shpresoj se gjithçka do të shkoj mirë”, tha Bryma.
Derisa drejtori për sport në komunën e Prishtinës Granit Rugova u shpreh i lumtur për këtë arritje të FC Prishtina 01. Ai rezultatet e këtij ekipi i konsideroi suksese të qytetit të Prishtinës, Kosovës, FFK-së dhe gjithë komunitetit të sportit.
“Rezultati i Pristhina 01 na ka gëzuar shumë, tani e kemi një hap të rëndësishëm, eventi do të mbahet në Prishtinë, ju si FFK dhe ne si komunë duhet t’ishfrytëzojmë të gjitha mundësitë për ta realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi që do të jetë pasqyrë e sportit dhe e kryeqytetit në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe në eventin e radhës t’i keni rezultatet e njëjta. Si komunë, si drejtori për sport do të qëndrojmë prapa jush gjithmonë”, theksoi Rugova.
Të rikujtojmë që kjo është hera e parë që në Kosovë organizohet një eveniment kaq i rëndësishëm siç është turneu i njërit prej grupeve të “Elite Round”, me ekipet më të mira të futsallit në Evropë.
Kundërshtarët e kësaj faze Prishtina 01 do t’i mësojë sot, kur në selinë e UEFA-s do të bëhet tërheqja e shortit. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...