Ademi përgjigjet se a do të paguhet Challandes edhe pse tashmë është shkarkuar

13:30 | 13 Tetor 2021
KRG

Federata e futbollit të Kosovës para disa momenteve shkarkoi përzgjedhësin Bernard Challandes.

Shkaku i rezultateve negative, FFK në krye me presidentin Agim Ademi  kanë vendosur që  ta shkarkojnë selektorin zviceran Bernard Challandes.

Presidenti Ademi është pyetur se a do të paguaj dëmshpërblimi FFK-ja për Bernard Challandes pas shkyçjes së kontratës.

I pari i FFK-së tha se janë kuptuar në të gjitha detajet, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Kemi marrë vendim të përbashkët në bashkëpunim të plotë, jemi kuptuar për të gjitha detajet, pra jemi në rregull nga dy palët”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ende nuk dihet kush do jetë pasuesi i Challandes. /arbresh.info/

Të ngjashme