Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka përgëzuar skuadrën e Ferizajit për suksestin e arritur në këtë edicion, duke dalur kampion në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B dhe duke u rikthyer në AlbiMall Superligë.
Ferizaj është mposhtur nga Vushtrria të shtunën me rezultat 3-2, por kjo humbje nuk e ka penguar klubin që edicionin e kaluar kishte luajtur në Superligë që të dalë kampion në Ligën e parë.
“Urime FC Ferizaj rikthimi në AlbiMall Superligë. Titulli i kampionit në Raiffeisen Ligën e Parë – Grupi B është një sukses i merituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm për klubin tuaj. Me punën tuaj profesionale, organizimin e mirë, përkushtimin e gjithsecilit në klub dhe mbështetjen e tifozëve arritët që brenda një viti të riktheheni në elitë”, ka theksuar Ademi. “Përgëzoj drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët, tifozët ‘Ujqit’ dhe të gjithë qytetarët ferizajas për këtë sukses. Uroj që në edicionin e ardhshëm me paraqitjet tuaja t’i jepni hijeshi Superligës dhe të kontribuoni në rritjen e mëtejme të nivelit të futbollit në vendin tonë. Mirë se u riktheve në Superligë! Urime Ferizaj”./rtk