Arijan Ademi vazhdon të shkruaj historinë e futbollit kroat. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit është bërë i pari lojtar në histori të klubit të famshëm që ka fituar dhjetë tituj të kampionit. Dhe historia e Dinamos është shumë e pasur.
“Kapiteni Arijan Ademi ka shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij të sukseseve historike. Ai është i pari në histori të klubit tonë që ka fituar dhjetë tituj të kampionit. Urime kapiten”, ka shkruar Dinamo.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ademi, ka gjithsej 18 trofe me Dinamon.
Sipas mediave kroate, Oleksandr Shovkovski është rekordmen evropian për tituj të fituar me një skuadër. Ai me Dinamon ka fituar 14 tituj, ndërsa Ryan Giggs me Manchester Unitedin ka 13 tituj. Ademi tani i ka dhjetë, sa edhe Vitor Baia me Porton.
“Po të më thoshte dikush kur kam ardhur në klub, do t’i thoja se është i çmendur, që nuk është normal. Vërtetë kam drithërima kur kujtoj dhe kur më thotë dikush se jam lojtari me më së shumti trofe te Dinamo, klub në të cilin kanë luajtur lojtarët më të mëdhenj. Kur i shikoj fotografitë e lojtarëve në murin në korridor të stadiumi dhe shoh gjithë ato legjenda dhe unë jam më i trofeshmi, atëherë vërtetë stepem”, ka thënë Arijan Ademi, 29-vjeçar.
Ai është pjesë e Dinamos prej vitit 2010. Ishte i huazuar e po ashtu vuajti dënim për doping. Por prapë ka dalë në krye të listës së lojtarëve me më së shumti tituj te Dinamo. Zambata, Lamza, Rora, Kranjçar, Mlinariq, Zajec, Boban, Shuker, Prosineqki, Modriq, Manxhukiq, Kovaçiq, Vrsaljko janë prej legjendave të Dinamos. Por Ademi ka më shumë tituj se të gjithë këta
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...