Nëse Drita, Gjilani dhe Prishtina, marrin rezultate pozitive në garat evropiane, në Kosovë ekziston mundësia që katër skuadra të jenë në Evropë.
Kështu tha presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi gjatë një intervistë për arbresh.info.
Ademi theksoi se në dy vitet që është në krye të FFK-së ka shumë rezultate pozitive duke nisur nga infrastruktura e deri te rezultatet e mira të Kombëtares së Kosovës.
“Të arritur për dy vite janë të prekshme, të dukshme, duke filluar nga infrastruktura, nga ngritja e ligës, pastaj shtimi i ligës, riorganizimi dhe specializimet, lejimi nga UEFA për licencimin e trajnerëve, shkuarja e referëve në numër jashtëzakonisht të madh, pastaj ‘qershia mbi tortë’ që është rezultatet e ekipeve Kombëtare dhe ekipeve zinxhirë”.
I pyetur për Ligën e Kombeve, Ademi mendon se mund t’ia dalim, pavarësisht grupit mjaftë të vështirë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
“Tani është një grup tjetër, më i fortë, mendoj që kemi një grup jashtëzakonisht të fortë, por duke u bazuar në rezultatet dhe talentin tonë, mendoj që është format që na përshtatet, pra në grupin me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë duke shpresuar që të jemi komplet dhe të mos kemi lëndime”.
Tutje, i pari i FFK-së tha se beson që do arrijnë të realizojnë ëndrrën për pjesëmarrjen në Evropë duke marrë parasysh lojën që janë duke e zhvilluar lojtarët.
“Do bëjmë gjithçka që është e mundur dhe e nevojshme që të gjitha parakushtet që të fitojmë ndeshjen, do jetë injorancë nëse themi 100% po, këto të paktën që kemi nga një ndeshje jo gjithmonë fiton më i miri, shpresa ime dhe bindja është që jemi në Evropë duke marrë parasysh analistët, talentin dhe lojën që po e zhvillojnë djemtë, pa e nënçmuar Maqedoninë, por jemi të vetëdijshëm se çfarë do bëjmë”.
Ndërsa, për Superligën e Kosovës, Ademi deklaroi se ky sezon ka qenë shumë i mundimshëm, derisa i janë frikësuar gjithmonë lëndimeve të lojtarëve.
“Ky edicion mjaftë i mundimshëm, mjaftë i vështirë duke nisur nga ekonomia, kjo çështje ka hapur probleme tjera sepse pandemia ka bërë dëme, fillimisht me ndërprerje, futbollistët kanë qenë të izoluar dhe nuk kanë bërë stërvitje të vetme. Presidentët e klubeve kanë stagnuar ashtu si në të gjithë botën, ne iu kemi frikësuar edhe lëndimeve, edhe kemi diskutuar disa herë, por të ndodhte ndonjë lëndim i madh, siç u ndodhi dy apo tre futbollistëve, për të cilët shpresoj të shërohen, por po të ndodhte me shumicën do ishte katastrofë”.
Ademi zbuloi se nëse Drita, Gjilani dhe Prishtina korrin suksese në garat evropiane, atëherë me formatin e ri nga UEFA, do të pranohet edhe skuadra e katër në Evropë.
“Unë i uroj të gjitha ekipet, si kampionin, nënkampionin dhe fituesin e kupës, po ashtu edhe ekipin e futsallit dhe ekipin e futbollit të femrave të cilët do na përfaqësojnë sa më mirë. Sidomos këto tri skuadra shpresoj që të kenë suksese dhe sa më lartë të ngritën sepse me formatin e ri në UEFA, nëse këto ekipe kanë rezultate do e kemi edhe ekipin e katër në Evropë”.
Në fund, Ademi bëri me dije se tifozët mund të lejohen në stadium, vetëm kur të jepet leja nga UEFA dhe FIFA.
“Do bëjmë çmos, por nuk varet nga ne sepse këtë e kërkon UEFA dhe FIFA se futbolli normalisht për tifozë, por nuk varet nga ne, gjithçka që është në dorën tonë do bëjmë tifozët të rikthehen, por kjo varet nga ligjet e shtetit dhe nuk kemi mundësi të ndikojmë përpos presionit tonë, me mujt me pru një situatë në të cilën me dha më shumë pozitivistet, ngase kemi avancim të pandemisë”.
Ndërkohë, kujtojmë se shumë talentë kanë pranuar që në të ardhmen të luajnë për Kosovën, e ndër ta edhe talenti i Basel-it, Orges Bunjaku./E.Bytyqi /arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja